Adriana Lima është fotografuar në krahët e të dashurit të ri. Supermodelja u pa duke u mbajtur për dore me biznesmenin turk Emir Uyar në Mykonos të Greqisë.

Modelja e Victoria Secret dhe Uyar dukeshin të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa eksploruan ishullin.

38-vjeçarja dukej mahnitëse e veshur me një fustan ngjyrë portokalli që i nxirrte në pah format trupore.

Familja e Emir zotëron një zinxhir hotelesh luksoze dhe ai është anëtar i bordit të Board Member of Turkey's Permak Group.

Biznesmeni është i njohur për të famshmit pasi ka organizuar një sërë eventesh të frekuentuara nga Lindsay Lohan.

Adriana u nda nga i dashuri i saj turk, Metin Hara në fillim të këtij viti.

Ata i dhanë fund  lidhjes pas 1 viti e gjysmë së bashku. Supermodelja është nënë e dy vajzave me ish bashkëshortin Marko Jaric, Valentina, 5 vjeçe, dhe Sienna, 3 vjeçe.



/Ora News.tv/