Miliarderja më e vogël në botë, Kylie Jenner është bërë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë për jetën luksoze si dhe për faktin që është bërë nënë e një vajze kohët e fundit.

Shtatzënia e saj mori vëmendje të madhe pasi mungoi për 9 muaj dhe solli të gjithë përvojën me një dokumentar.

Më vonë tregoi për të gjithë emrin e vogëlushes ‘Stormi’, që erdhi si fryt i dashurisë me reperin Travis Scott.

Ndërsa nuk ka bërë ende publike pamjen e vajzës, Kylie Jenner na dha një detaj që zbuloi gjithcka. Në një postim në Tëitter tha se vogëlushja ka të njëjtën pamje si ajo kur ishte fëmijë, ndërsa mjaftoi një kërkim në internet që fansat të zbulonin gjithcka.


/Ora News.tv/