Kapet 1.5 mln paund kanabis në fermën e pulave, pranga shqiptarëve e britanikëve

Kapet 1.5 mln paund kanabis në fermën e pulave, pranga

Policia britanike ka zbuluar atë që besohet të jetë fabrika më e madhe e kanabisit e zbuluar ndonjëherë në Staffordshire. Gjashtë burra u arrestuan kur policia bastisi “Tre Angels Farm”, në Ivetsey Road.

Nga aksioni i së martës, janë sekuestruar 3,100 bimë kanabis e zbuluar në hambarët e shpezëve në fermë. Policia beson se lënda narkotike e kultivuar është 1.5 mln euro.

Të gjashtë meshkujt, të moshës ndërmjet 17 dhe 44 vjeç dhe të përbëra nga shtetas britanikë dhe shqiptarë, mbeten në paraburgim sot, me dyshimin për përfshirje në prodhimin e kanabisit.

Tre nga grupi u arrestuan në vendngjarje ndërsa të tjerët u arrestuan pasi policia kontrolloi zonën me ndihmën e helikopterit të policisë.



EMISIONET