Fansat e Kylie Jenner besojnë se kanë zbuluar emrin e vajzës së porsalindur të Kylie Jenner.

Duke bërë kërkime në rrjetet sociale të miliardes më të vogël në botë dhe të dashurit të saj Travis Scott, fansat kanë vënë re vetëm flutura. Jo vetëm bizhuteri me flutura por çifti ka bërë edhe tatuazh me flutur.

Ndaj fansat kanë dalë në konkluzionin se emri i fëmijës së parë të 20-vjeçares do të jetë 'Flutur'.

Kylie solli në jetë vajzën e saj në 1 shkurt dhe shtatëzaninë e saj e mbajti sekret, pavarësisht thashethemeve.

Me anë të një postimi në Instagram ajo u ka kërkuar falje fansave për rrëmujën e krijuar në media.

Ylli i fansave tha se e mbajti të fshehtë udhëtimin e saj 9 mujor sepse donte të përgatitej për këtë rol të rëndësishëm të jetës së saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pa stres dhe pozitivisht që edhe vajza e saj të rritej e tillë.

/Ora News.tv/