Zbulohet çmimi, Rihannën do ta takoni vetëm me 1.500 dollarë

Zbulohet çmimi, Rihannën do ta takoni vetëm me 1.500

Vitin e kaluar, Rihanna publikoi linjën e saj kozmetike “Fenty Beauty” në Dubai dhe duket se do rikthehet sërish atje.

Rihanna do udhëtojë për në Dubai me 29 shtator ku do japë disa mësime për aplikimin e grimit në bashkëpunim me Sephora. Pranë saj do jenë artistët e grimit Hector Espinal dhe Pirscilla Ono.

30-vjecarja do mbajë një fjalim të gjatë për dy orë ku do tregojë teknika të reja për tu dukur bukur. Por duhet paguar një cmim i lartë për ta takuar. Fansat e saj më të mëdhenj janë pak të dëshpëruar pasi duhen 1.497 dollarë për të qenë pjesë e audiencës.

Ndërsa ata që duan të jenë në rresht të parë do paguajnë 2.041 dollarë.

EMISIONET