Zbulohet bretkosa 'misterioze'

Studiuesit indianë kanë zbuluar një specie të re të bretkosave, në një pellg në buzë rruge.

Sonali Garg, studente në Universitetin e Delhi dhe mbikëqyrësja e saj SD Biju, gjetën speciet e reja në Western Ghats, një vend plot biodiversitetit në jug të Indisë.

Speciet i përkasin një lloji të ri bretkosash që shkencëtarët i kanë quajtur Mysticellus.

Emri rrjedh nga latinishtja dhe nënkupton 'misterioze e të vogla'.

Bretkosa u zbulua pas tre vitesh eksplorime  dhe është konfirmuar se i përket një specie dhe krejtësisht të re dhe gjinisë së bretkosave mikroilide.

Aktualisht gjenden vetëm në një lokalitet të vetëm.

"Zbulimi i llojit të ri të bretkosave në një nga rajonet më të hulumtuara në Western Ghats  tregon se studimi për amfibët nuk është i plotë."

EMISIONET