Në kulmin e filmit të saj A Star Is Born, Lady Gaga i dha fund fejesës së saj me Christian Carino.

Menjëherë fansat dhe mediat rozë raportuan për një romancë mes këngëtares dhe aktorit Bradley Cooper. Por thashethemet u hodhën poshtë nga dy yjet, të cilët thënë se kanë me njëri-tjetrin vetëm marrëdhënien pune dhe se janë miq të mirë.

Por tani raportohet se Gaga i dha fund fejesës për hir të karrierës së saj.

Sipas një burimi për Us Weekly, Gaga mendonte se personaliteti i Christian Carino-s pengonte procesin e saj krijues.

Burimi shtoi se "Lady Gaga nuk mund të rrezikonte karrierën e saj në këtë mënyrë, për një mashkull".

Në muajin mars, një burim tjetër tha se Christian nuk po e trajtonte mirë këngëtaren, pasi ishte shumë xheloz.

Ai i shkruante gjithë kohën dhe miqtë e saj nuk e pëlqenin.

/Ora News.tv/