Luan Rama në '360Gradë': Prokuroria heton ata që arrestuan Nezar Seitajn jo ata që ekstraduan

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e konsideroi shpërdorim detyre ekstradimit drejt Italisë të financierit të bandës së Habilajve, Nezar Seitaj. I ftuar në "360 Gradë" në Ora News, deputeti Rama tha prokuroria nis hetim administrativ për ata që e arrestuan dhe jo ata që e ekstraduan.

Luan Rama: Përmes shpërdorimit të detyrës dhe pengimit të hetimit të çështjes duke ekstraduar këtë person në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale i hiqet hetimi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për këtë person. Prokuroria e Përgjithshme nis hetim administrativ ndaj prokurorëve që e kanë arrestuar dhe e hetonin, ndërkohë që nuk nis hetim penal ndaj personave që në shpërdorim të detyrës e ekstraduan. Prokurorët e Krimeve të Rënda shkojnë në ambientet e hetimit e kërkojnë personin dhe nuk e gjejnë. Është ministri i Drejtësisë që kërkon informacion nga të gjitha organet. Merret nën përgjegjësinë hetim administrativ ai që e ka arrestuar.





EMISIONET