Zbulohen 200 varre masive në Irak, deri në 12.000 viktima

Zbulohen 200 varre masive në Irak, deri në 12.000 viktima

Më shumë se 200 varre masive që përmbajnë mijëra trupa janë gjetur në zonat e Irakut të cilat dikur kontrolloheshin nga grupi i Shtetit Islamik (IS).

Sipas OKB, varret u gjetën në veri dhe në perëndim të Ninevisë, Kirkukut, Salahuddin dhe Anbar.

Brenda tyre ishin deri në 12.000 viktima.

IS kapi një pjesë të Irakut në vitin 2014 dhe imponoi sundimin brutal, duke vrarë këdo që nuk e aprovonte.

Pavarësisht se u mund nga fushata ajrore të udhëhequra nga SHBA, mbështetur nga forcat e qeverisë irakiane dhe milicisë aleate në terren, aktivitet e ISIS janë aktive në disa zona.

Varret përmbajnë prova kritike që jo vetëm do të identifikojnë viktimat, por gjithashtu do të ndihmojnë prokurorët të ndërtojnë raste për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe ndoshta gjenocid, sipas raportit të OKB.

Në raport thuhet se deri më tani janë dokumentuar 202 varre masive, duke përfshirë 95 në Ninevah, 37 në Kirkuk, 36 në Salah al-Din dhe 24 në Anbar.

Hetuesit vlerësojnë 6.000 deri në 12.000 viktima janë varrosur, duke përfshirë gra, fëmijë, të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuara, punëtorë të huaj dhe anëtarë të forcave të sigurisë irakiane.

EMISIONET