Dhjetra zogj janë gjetur të ngordhur ose të plagosur në Zelandën e Re për shkak të dekorimeve të festave të fundvitit.

Shpendët qëndronin në tokë me dekorimet e lidhura rreth qafës ose krahëve të tyre.

Raportohet se harabelat dhe pëllumbat janë gjetur me zbukurimet në trup në Wellington.

Disa prej tyre ngordhën nga uria pasi nuk ishin në gjendje të fluturonin dhe të gjenin ushqim, sipas SPCA.

Megjithëse ka pasur incidente të ngjashme që nga viti 2015, në festat e fundit ka pasur një rritje të dukshme.

"Shumë prej shpendëve përpiqen ti heqin zbukurimet nga trupi i tyre me sqep apo këmbë duke u ngatërruar më keq. Kjo nuk i lejon ata të hanë, të pijnë apo fluturojnë. Për më tepër dekorimet i mbërthejnë aq fort saqë i ndalojnë qarkullimin e gjakut,"-raportojnë autoritetet. "Ata që mbijetojnë mbërrijnë në qenrat e kujdesit të shpendëve në gjendje të keqe dhe të kequshqyer."

/Ora News.tv/