Zbardhet dinamika e ngjarjes në Rinas, si u grabitën miliona euro

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Rinas, si u grabitën miliona euro

Kjo (ne foto)  është porta që shërben përmes të cilës kanë hyrë grabitësit që arritën të merrnin miliona euro në momentin kur po bëhej transportimi i thasëve me para nga makinat e kompanisë së transportimit të vlerave monetare brenda në avion.

Në momentin që i janë afruar, pistës, një nga autorët ka zbritur nga makina dhe ka prerë hekurat pranë portës hyrëse.

Më tej furgoni me grabitësit ka vijuar rrugën drejt pistës së aeroportit ku ndodhet avioni që do bëhej transportimi i parave.

Grabitësit kanë vajtur te avioni ku kanë marrë paratë nën kërcënimin e armëve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.

Gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes, pikërisht në urën e Tapizës.

Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.

Gazetari Besar Bajraktaraj raportoi se avioni ku u morën paratë ka anuluar fluturimin, ndërsa fluturimet e tjera kanë vijuar normalisht.

Deri tani janë shoqëruar mbi 40 persona.

EMISIONET