Këngëtarja e njohur nga Kosova, Zanfina Ismajli është një ndër artistet që kanë sjellë hite të ndryshme për popullin shqiptar.

Ndërkohë që vijon të zhvillojë karrierën e saj në muzikë, ajo ka treguar se talenti i saj i fshehtë është të zbulojë gjëra shumë shpejt dhe mund të ishte detektive.

Gjatë intervistës për '50 pyetje nga Prive', Zanfina rrëfeu një sekret për veten e saj, i cili zbuloi dobësinë e saj më të madhe.

"Jam më e qetë sesa dukem sepse e kam shpirtin e butë. Po të më marrin me të mira, aq e kam. E tregova dobësinë time më të madhe", tha këngëtarja duke qeshur.

Nëse do ishte në vend të kryeministrit Ramushaj, ajo tregoi se do donte të shtonte ligjin për kafshët.

/Ora News.tv/