Zaneti mirëpret Marotën: Vlerë e shtuar për klubin

Zaneti mirëpret Marotën: Vlerë e shtuar për klubin

Në pritje të zyrtarizimit të Bepe Marotës, si drejtor i ri i ekipit të “Interit”, është kapiteni legjendar i zikaltërve, Javier Zanetti i cili i jep mirëseardhjen ish-drejtorit bardhezi.

“Kohët e fundit kam qenë në Kinë. Kam folur me drejtuesit e “Interit”. Jemi të vetëdijshëm se po bëhet një punë e madhe dhe është e nevojshme të punohet edhe më shumë. Ardhja e një drejtuesit si Marota me shumë eksperiencë, do të jetë themelore për të forcuar edhe më tej shoqërinë tonë, që punon jashtë fushës për të rritur fuqinë e këtij klubi”, thotë Zaneti.

“Marota e njeh mjaft mirë menaxhimin dhe futbollin italian”, vijoi ai, teksa prezantoi dhe momentin që po kalon “Interi”. “Mundëm “Frosinonen”, duke lënë pas humbjen ndaj “Atalantës”. Tani do kemi përballë “Totenhemin”, që këtë të shtunë mundi “Çelsin””, tha Zaneti.

Argjentinasi ka përgëzuar dhe “Juventusin”. “Po realizojnë një kampionat të mrekullueshëm”, tha ai./ATA/

EMISIONET