Zaev: Përgjimet e kërçovarit për BDI-në nuk janë marrë nga LSDM-ja

Zaev: Përgjimet e kërçovarit për BDI-në nuk janë

Kryeministri Zoran Zaev siguroi që përgjimet e publikuara në rrjetet sociale nga “El Cheka” nuk janë marrë nga LSDM-ja.

Zaev tha se të gjitha përgjimet që kanë qenë në dispozicion të LSDM-së janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike.

“Mund të garantoj se shumica e  “bombave"  kanë qenë për opozitën, shoqërinë civile, biznesmenët, bashkësitë fetare dhe për pushtetin e atëhershëm. Të gjitha 100% janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale”, deklaroi Zaev.

Sot, përpos kryeministrit Zaev edhe nga PSP-ja deklaroi se përgjimet e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë nga Prokuroria Publike, dhe se ky institucionit i ruan materialet e përgjimeve nën masa të rrepta sigurie.

EMISIONET