Youtube e pranon se "ka probleme" me muzikën neo-naziste

Youtube e pranon se "ka probleme" me muzikën neo-naziste

Një investigim i bërë nga BBC ka zbuluar se si youtube transmeton muzikë neo-naziste të cilat ndjellin vrasje dhe dhunë. Kompania pranon se ka "më shumë për të bërë" kur është fjala për urrejtjen e videos muzikore.

Këngët lavdërojnë dhunën dhe vazhdimist flasin për vrasje në masë të muslimanëve, çifutëve dhe grupeve të tjera. Më e keqja është se,  video të tilla mund të gjenden në platform më të njohur për shpërndarjen e videove, youtube.

Në sait, videot neo-naziste kanë qindra, mijëra apo edhe miliona klikime dhe tërheqin qindra komente.

Midis disa këngëve të gjetura nga BBC ishte njëra e titulluar “Ndizni furrat” nga një bandë e quajtur  Bully Boys. Ajo feston për Holokaustin, i referohet konspiracionit anti semitik dhe përfshin edhe frazën “ne duam të vrasim”. Këngë të tjera nga grupe të tjera flasin për djegien e turqve dhe i quajnë muslimanët “nën njerëzor” dhe përfshin fjalë të tjera ulëse dhe degraduese.

Në disa vende, materiale të tilla janë të ndaluara me ligj. Kompania google i ndalon materiale të tilla që promovojnë dhunë dhe urrejtje kundër rracës, origjinës etnike dhe kategorive të tjera të caktuara.

EMISIONET