Vetëm 13 vjeçar por i aftë për të bërë mirë në fushën e lojës.

Problemet që kanë kapluar skuadrën e Borusias së Dortmund duken se kanë marrë një “sinjal të ëmbël” nga të rinjtë plot talent që rriten në shtëpinë verdhezi.

Youssoufa Moukoko është lojtari që po çmend opinionin sportiv në shtëpinë e klubit gjerman. Lojtari i lindur në Kamerun por i regjistruar pranë konsullatës gjermane në shtetin afrikan, është kthyer në çështjen e ditës në Gjermani.

13 vjeçari i cili aktivizohet me 17 vjeçarët e Borusias së Dortmundit dhe me kombëtaren gjermane të  U-16, pritet të jetë lojtari i duhur për të “thyer” rekordin e Nuri Sahin, me turkun që ka debutuar me verdhezijtë akoma pa mbush 17 vjeç.

Përveçse talentit që ai zotëron, rreth tij janë ngritur akuza që futbollisti është në një moshë më të madhe nga ajo e dokumentave, hipoteza që përforcohen edhe nga një kundërshtim për të kryer radiografinë, me babain e tij që refuzoi kategorikisht egzaminimet.

/Ora News.tv/