Skënderbeu i ka dhënë lamtumirë aventurës europiane në këtë sezon, dhe sfida e sotme përballë Young Boys-it i shërben korçarëve vetëm sa për statistikë, për të siguruar disa të ardhura më shumë në arkat e klubit dhe për të pasqyruar talentet e ekipit.

Në grupin B, ku bën pjesë dhe Skënderbeu janë shuar të gjitha enigmat, me Dinamo Kiev e Partizanin e Beogradit që do kalojnë në fazën me eleminim direkt, ndërsa korçarët e Young Boys luajnë vetëm për një synim, sigurimi i vendit të 3-të në grup, një pozicion që do i rriste shancet të dyja skuadrave në shortet e ardhshëm të kompeticioneve europiane.

Sa i përket ndeshjes, tekniku Daja ka udhëtuar me një skuadër të “gjymtuar” dhe pritet që në takimin  shumë nga lojtarët që do hidhen në fushë në orën 19:00, të jenë talente që priten të shpërthejnë nga çasti në çast.

/Ora News.tv/