Ylli problematik i MMA shton "armiq": Jam një nga atletët më të mirë në botë

Ylli problematik i MMA shton "armiq": Jam një nga atletët

Ish-lojtari i NFL (futbollit amerikan) Greg Hardy, i cili është dënuar për dhunë në familje, thotë se marrëveshja e tij me UFC do të ndryshojë perceptimin e njerëzve ndaj tij.

"Unë mendoj se jam një nga atletët më të mirë në botë,"-tha Hardy më pas për gazetarët. "Unë do të them këtë çdo ditë të javës."

Megjithatë, shumë tifozë dhe sportistë kanë qenë mjaft kritikë ndaj vendimit të UFC-së për të dhënë një kontratë për një luftëtar të dënuar për dhunën në familje. Ndërkaq, vetë Hardy thotë se ende nuk duhet të ndërveprojë me "urrejtësit" e tij.

"Ata vetëm flasin me ju djema," -tha Hardy, duke iu referuar mediave. Por, përveç kësaj, të gjithë, në fytyrën time, janë me të vërtetë të  mirë. Pasi më takojnë ndryshojnë mendim. Veprojnë kështu nga injoranca. E urrej të flasësh për dikë që nuk njeh dhe nuk e kanë parë, dëgjuar apo takuar kurrë. "-përfundoi Hardy.

Greg Hardy, i cili luajti me Carolina Panthers dhe Dallas Cowboys në Ligën Kombëtare të Futbollit, zhvilloi vetëm një takim në kategorinë MMA si profesionist. Atë përballje, Hardy e mbylli vetëm pas 17 sekondash, duke hedhur në parket kunëdërshtarin.

EMISIONET