Ylli i Youtube ankohet për grimierin: Vuri në dyshime seksualitetin tim

Carmie Sellito, një yll në Youtube ka treguar se si artisti i grimit, James Charles u përpoq ta joshte me mesazhe flirtuese dhe vuri në dyshim seksualitetin e tij.

Heteroseksuali 20-vjeçar Sellitto është aktualisht në një lidhje dashurie me Kate Elisabeth, e cila gjithashtu është vloggere.

"James më thoshte vazhdimisht që jam mashkulli më i bukur që ka parë ndonjëherë", zbuloi Carmie në videon e fundit që ka publikuar në Youtube.

Ndër të tjera, James Charles kishte vënë në dyshim seksualitetin e Carmie kur zbuloi se nuk është homoseksual.  Pasi u kontaktua nga Dailymail, ylli i Youtube tha: "James më bëri të pyes veten. Ai më pyeti, je i sigurt që nuk je homoseksual ose biseksual? Je i sigurt?"

Charles ka humbur 3.13 milionë ndjekës në Youtube që kur Tati Westbrook e akuzoi për sjelljen ndaj meshkujve homoseksualë. Këtë gjë e vërtetoi edhe Sellito, prandaj numri i ndjekësve mund të bjerë akoma më shumë.


EMISIONET