Ylli i rokut akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale

Ylli i rokut akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale

Disa gra kanë akuzuar yllin e rokut Ryan Adams për abuzim emocional dhe verbal. Gjithashtu gratë thanë se ai u ofronte mundësi karriere në këmbim të seksit.

Në një lajm të publikuar nga  New York Times, rokeri akuzohet për abuzim psikologjik. Midis akuzueseve është edhe ish bashkëshortja e tij Mandy Moore.

Një tjetër grua tha se Adams i dërgoi mesazhe eksplicite  dhe ekspozoi pjesë të trupit ndërsa flisnin në Skype kur ishte adoleshente.

Ylli, i cili fitoi famë në fillim të viteve 2000, ka mohuar akuzat.

"Nuk jam njeri i përsosur dhe kam bërë shumë gabime,"-tha ai në një deklaratë të postuar në mediat sociale. "Këdo që e kam lënduar i kërkoj falje, megjithatë e kam bërë padashje. Por ky artikull është tronditës, i rremë, disa detaje janë të gabuara, disa të ekzagjëruara dhe disa tërësisht të rreme. Nuk do të kisha bërë kurrë veprime të papërshtatshme me dikë që është e mitur."

Artistja indiane Phoebe Bridgers ishte ndër shtatë femrat e intervistuara në artikullin e New York Times.

Ajo tha se Adams, kur ishte 20-vjeçe, i ofroi mundësinë për publikimin e këngëve në shtëpinë e tij diskografike. Marrëdhënia e tyre u bë romantike, por sipas saj Adams u bë obsesiv dhe manipulues, duke kërkuar gjatë gjithë kohës të dinte vendndodhjen e saj si edhe duke e kërcënuar se do vetëvritej.

Kur ndërpreu marrëdhënien me të, Bridgers  u shpreh se rokeri anuloi ofertën për të hapur koncertet e tij të ardhshme.

EMISIONET