Sarah Kohan është e dashura më e re e Javier Hernandez.

"Zbulimi" ka ardhur nga vetë çifti, i cili ka publikuar disa fotografi në rrjetin social "Instagram", ndërsa në përshkrimin e tyre shkruhej:

"Unë jam e çmendur për ty,"-shkroi Kohani në llogarinë e vet të Instagramit.

Aktualisht Hernandez është një futbollist i anglezëve të West Ham, ndërsa kulmin e kishte te Manchester United, ku regjistroi 103 takime dhe shënoi 37 gola. Sa i përket Kohan, bukuroshja 24 vjeçare ka lindur në Sydney, ndërsa studimet e larta i ka përfunduar në Harvard. Aktualisht Sara numëron rreth 1 milion ndjekësa në rrjetin social "Instagram" të cilin e ka kthyer në një blog personal.







/Ora News.tv/