Ylli i ndeshjeve "WWE" del në pension

Ylli i ndeshjeve "WWE" del në pension

Nikki Bella do ti japë fund ndeshjeve "wrestling" ku u bë e njohur. 35-vjeçarja njoftoi se po heq dorë sepse trupi i saj nuk mund të përballojë më dhimbjen që shkaktohet nga përleshja në ring.

Bukuroshja, e cila u fejua më parë me John Cena tha se turneu i fundit që bëri në Europë e bindi për këtë zgjedhje.

"Turneu ishte i mirë, por ndihem se jam shumë e vjetër për të udhëtuar", tha ajo gjatë një episodi të shfaqjes televizive "Total Divas".

Bella është shpalluar dy herë kampione e WWE Divas.

"Udhëtimi ishte shumë, shumë i ashpër. Kështu, më erdhi një mendim në kokë, përse po e bëj këtë? Unë nuk ndihem mirë", tha ajo.

Motra e saj Brie njoftoi në fillim të këtij muaji se do të heqë dorë nga ndeshjet "WWE".

EMISIONET