Blake Shelton mund të jetë një prej yjeve të muzikës, por koncerti i fundit nuk ka qenë më i këndshmi i tij.

Gjatë një performance në skenë, këngëtari i hitit "Came here to forget" është rrëzuar para mijëra spektatorëve.

Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë, por duket se nuk e kanë mbajtur këmbët dhe ka rënë në tokë. Me anë të postimi në Twitter ka zbuluar se fajin e kishte alkooli dhe e shoqëroi me batuta.

 “Ah po, pata pirë goxha shumë. Pit Bull, ta vë fajin ty sepse doja të konkurroja me koncertet e tua", shrkuajti Blake.

/Ora News.tv/