Aktorja e njohur, Emma Stone është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj Dave McCary.

Ata kanë disa kohë që kanë filluar një lidhje dashurie dhe janë kapur për herë të parë nga paparacët kur po festonin ditëlindjen e 29-të të Emma të hënën në Nju Jork.

Në pamjet ekskluzive nga Dailymail, ylli i La La Land duket me një bluzë të bardhë, ndërsa mundohet të mos ekspozohet duke mbajtur një kapele në kokë.

Ndërkohë shkrimtari 32-vjeçar, Dave duket shumë i thjeshtë me një bluze lu dhe me pantallona të zeza. Pasi dolën nga restoranti, të dy i drejtohen makinës ku Dave, si një mashkull xhentil i hap derën Emmës.  

/oranews.tv/

/Ora News.tv/