Dëmtohet ylli i Juves, tremb Allegrin dhe humbet sfidën e fundjavës

Dëmtohet ylli i Juves, tremb Allegrin dhe humbet sfidën e

Grumbullimi me kombëtaren e Argjentinës nuk ka shkuar ashtu siç duhet për Paulo Dybala, me yllin e Juventusit që ka pësuar një dëmtim në klasiken me Brazilin dhe pritet të mungojë në radhët e bardhezinjve.

Një dëmtim që shton dhimbjet e kokës për teknikun e Juves, Massimiliano Allegri, por sipas "Fox Sports", përshtypja fillestare është se dëmtimi në gju nuk është serioz, por gjendja e sulmuesit do të vlerësohet kur të kthehet në Torino.

Ndaj "Selecao" talenti argjentinas luajti vetëm për 57 minuta, ndërsa pritet të mungojë në duelin e fundjavës ndaj Genoas, me Massimiliano Allegri që preferon ta ketë të gatshëm për sfidën e Champions League ndaj Manchester United.

EMISIONET