Mesfushori i Interit Borja Valero ka një dëshirë: Të mbyll karrierën tek Reali i Madrid-it.

Në një intervistë që spanjolli dha për "Radios Marca", ai zbuloi se kthimi tek Real Madrid do të ishte një ëndërr e vërtetë për të.

"Kthimi tek Reali i Madridit do të ishte një ëndërr, por në të ardhmen do të doja të luaja në çdo ekip spanjoll". -tha Valero.

Mesfushori iu bashkua gjigantëve të Interit nga Fiorentina gjatë verës së kaluar për një shumë prej 5 milionë eurosh. Ai ka bërë mirë për zikaltërit që nga bashkimi me ta, duke u paraqitur 36 herë në Serie A dhe shënuar dy herë.

/Ora News.tv/