Ylli i Hollywood shpallet fajtore për skandalin e mashtrimit në kolegj

Ylli i Hollywood shpallet fajtore për skandalin e mashtrimit në kolegj

Aktorja amerikane, Felicity Huffman është deklaruar fajtore për mashtrimin dhe pagimin e parave që vajza e saj të fitonte kolegjin.

Gjatë dëshmisë në një gjykatë në Boston, ylli i Desperate Housewives pranoi se pagoi 15.000 dollarë për të marrë përgjigjet e provimit të vajzës së saj në vitin 2017 në mënyrë që ajo të fitonte të drejtën për të studiuar në kolegj.

Në një deklaratë muajin e kaluar, ajo pranoi plotësisht fajin.

Prokurorët kërkuan 4 muaj burg për aktoren dhe një gjobë prej 20.000 dollarë.

56-vjeçarja ishte në mesin e 50 të akuzuarve në skandalin e pranimeve në kolegj.

Prindërit e pasur akuzohet se paguan ryshfet dhe ndryshuan provimet që fëmijët e tyre të fitonin të drejtën e studimit.

Me anë të mashtrimeve arritën të siguronin që fëmijët e tyre të futeshin në universitetet e elitës amerikane, përfshirë Yale, Georgetown dhe Stanford.

Prindërit u akuzuan për skemën e mashtrimit por asnjë nga fëmijët nuk u padit.

Huffman nuk foli për gazetarët jashtë gjykatës, pasi dëgjoi vendimin të hënën.

Fituesja e Emmy filloi duke qarë ndërsa fliste në gjykatë, raporton BBC.

Huffman falsifikoi rezultatin e provimit të hyrjes në kolegj të vajzës së saj të madhe Sophia Macy.

Aktorja tha se vajza e saj nuk ishte në dijeni të mashtrimit dhe se i vinte turp që e tradhtoi atë.

Ajo do të dënohet më 13 shtator.

Muajin e kaluar, Netflix njoftoi shtyrjen e publikimit të filmit Otherhood, ku Huffman luan rolin kryesor, që ishte vendosur fillimisht të dilte në 26 prill.

Ndërsa nuk ka caktuar datën e premierës.



EMISIONET