Yaya Toure firmos me klubin ku u bë i njohur

Yaya Toure firmos me klubin ku u bë i njohur

Ish-mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure njoftohet se ka rënë dakord për të firmosur një kontratë me klubin grek, Olympiacos.

Agjenti i Toure konfirmoi të martën se lojtari kishte kaluar vizitat mjekësore në Londër, por "The Mirror" raporton se Toure do të bashkohet me ish-klubin Olympiacos këtë javë.

Thuhet se destinacioni i preferuar i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë ishte kryeqyteti anglez, por asnjë klub nuk kishte shfaqur interes të fortë për lojtarin

35-vjeçari u la i lirë nga klubi "Citizens" dhe kalon në Superligën greke me parametra zero. Ky është një rikthim për Toure te ky klub, pasi më parë ka luajtur me Olimpiakos në sezonin 2005-2006, duke fituar titullin e ligës dhe Kupën Greke.

EMISIONET