Historiani Pëllumb Xhufi, tha në studion e "Arena' të Dritan Hilës se marrëdhëniet e Skënderbeut me Napolin dhe Venecian, ishin të trashëguara.

Sipas tij, synimi i Skënderbeut ishte të bëhej mbret i Kastriotëve, por për tu bërë i duhej të merrte bekimin e Papës, ndaj edhe kërkonte të mbante lidhje të vazhdueshme.

Xhufi: Marrëdhëniet e Skënderbeut me Napolin apo Venecian, ishin të trashëguara. Nuk ishin marrëdhënie që i ndërtoi nga e para Skënderbeu. Marrëdhëniet me Napolin fillojnë që në shekullin e XI. Në Traktatin e Gaeta-s, Mbretëria e Napolit angazhoi që të çonte për mbrojtjen e Krujës, do të çonte 200 ushtarë, por në të vërtetë çoi vetëm 100. Ndaj ata që e përballuan luftën, ishte vetë Gjergj Kastrioti me ushtarët e tij.

Kryqëzata ka qenë obsesioni i madh i Perëndimit për të rifituar Lindjen. Që në vitin 1319 një Papë, donte të bënte një kryqëzatë kundër Perandorisë serbe. E dini që e bazoi kryqëzatën, pikërisht te zotëria shqiptare. Ekziston akti i shkruar nga Papa me emrat e gjithë fisnikëve shqiptarë, që nga Muzakajt, Topiajt, Arianitët etj., të cilët ai donte t’i kishte si bazë për të luftuar. Synimi i Skënderbeut ishte të bëhej mbret i Kastriotëve, por për tu bërë i duhej të merrte bekimin e Papës.


/Ora News.tv/