Vazhdon ecuria pozitive e xhudistëve kosovarë në Grand Prix Tunis 2018.

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka fituar në ndeshjen gjysmëfinale kundër Mirzokhid për kategorinë deri në 73 kilogramë, duke siguruar kështu medaljen e argjendë dhe finalen që do ta diskutoj me xhudistin nga Kazakistani Zhansay Kazsmagulov

Ditën e djeshme, dy xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi shkruan historinë duke arritur deri në finale, me Gjakovën që "rrëmbeu"medaljen e artë, ndërsa Krasniqi u kënaq me të argjendën.



/Ora News.tv/