Xhesika tipike shqiptare: Shaj në timon, por mbyll xhamat se do më zhdepnin në dru

Xhesika tipike shqiptare: Shaj në timon, por mbyll xhamat se do më

Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo njihet për hitet e saj në muzikë, ku së fundmi arriti në finalen e spektaklit muzikor 'Kënga Magjike' me projektin muzikor Jetën ta fal.

Gjatë intervistës në 'Why Not' nga Roza Lati, Xhesika na tregoi një anë tjetër të karakterit që nuk e kishim njohur më parë.

E pyetur nëse ka probleme mendore, ajo tha: "Me aq sa di unë nuk kam, jam pak passive-aggressive. Nuk e kuptoj që jam nevrike, po thellë thellë në veten time, në rrethana të caktuara reagoj shumë impulsivisht. Rrethana që nuk e kupton cfarë thotë ai tjetri dhe revoltohet apo gjëra të vogla. Në makinë shaj cdo njeri të mundshëm që po të isha me xhama hapur, do më kishin mbytur në dru. Jam si burrë kamionist."

Pas kësaj e konsideroi këtë pyetje tepër qesharake pasi nuk ia kishin bërë kurrë më parë.

EMISIONET