Xhepa: FMN i dha PS-së 1 miliard dollarë hua, ku janë ato?

Xhepa: FMN i dha PS-së 1 miliard dollarë hua, ku janë ato?

Profesori i ekonomisë, Selami Xhepa i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se Partia Socialiste ka marrë nga Fondi Monetar një hua prej 1 milion dollarësh, shifër e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Xhepa: Pasi humbi zgjedhjet PD-ja, kishte konsumuar të gjithë borxhin që i kishte caktuar Parlamenti, gjë që detyroi PS-në të merrte një hua prej 300 milionë dollarësh. Ky ishte koncesioni që i dha Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por, shifrat nuk janë bërë asnjëherë transparente.

Nëse i mbledhim të gjithë këto borxhe të prapambetura, janë 700 milionë dollarë, të cilat përbëjnë as 1% të prodhimit të brendshëm kombëtar. Borxhi publik, shkoi nga 62% në 72% dhe ne jemi dëshmitarë. Qeveria në vitin e dytë mori hua 1 miliard dollar, një hua marrje që nuk ka ndodhur asnjëherë në financat publike. Kjo hua iu dha nga Fondi Monetar. Por, a u justifikua kjo lëvizje e Fondit, e cila hapi thesin kur erdhi PS-ja dhe i tha urdhëro e vazhdo të punosh. Përsëri rritja ekonomike vazhdon të jetë shumë e dobët."

Xhepa: Çfarë i la trashëgimi PD-ja, socialistëve

Xhepa thotë se qeveria e majtë e ka ekzagjeruar kur thoshte se vendi ishte në humnerë, pas largimit të demokratëve.

Xhepa: Nuk mund të them që Shqipëria ka qenë në një periudhë shumë të mirë nga ana ekonomike. Por ekzagjerimi që ka bërë Ministria e Financave dhe qeveria është e tepruar. Kjo më shumë ka ndikuar negativisht të përpjekjet e qeverisë për të zhvilluar ekonominë, e nuk ka qenë e vërtetë.

/Ora News.tv/

 

 

EMISIONET