Para një muaji çifti i famshëm në Shqipëri, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, u bënë prindër per herë të parë. Këngëtarja solli në jetë vogëlushen Ajka.

Xhensila, edhe pse një muaj pas lindjes, i ka lënë të gjithë gojëhapur kur është shfaqur me bikini në një foto të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo shfaqet e veshur me body, teksa qëndron e ulur në shezlong dhe me siguri ndjekësit e saj kanë mbetur pa fjalë nga linjat trupore, të cilat janë perfekte vetëm një muaj pas lindjes së Ajkës.

/Ora News.tv/