Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu vijon të pohojë se problemet e skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka vijnë për shkak të mos plotësimit të kushteve financiare nga presidenti i klubit dhe jo nga mos-akordimi i financave nga Bashkia.I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Mziu tha:

"Është e vërtetë që Kamza ndodhet në situatë kritike. Por veç konkurencës ka edhe një prapavijë financiare që nuk i ka përmbushur boshllëqet e saj. Mendoj se presidenti i klubit nuk e ka gjetur rrugën e zgjidhjes së këtij problemi. Ky mendoj se është një nga pikat që Kamza ndodhet në radhën e fundit të klasfikimit" përfundoi Mziu.



/Ora News.tv/