Xhaferri nga Pusteci: Presim hapjen e negociatave për dy vendet në pranverë

Xhaferri nga Pusteci: Presim hapjen e negociatave për dy vendet në

Nga Bashkia e  Vogël e Pustecit, që bashkon shqiptarët dhe maqedonasit, kryeparlamentari i shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë theksoi rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve mes dy qeverive në proceset eurointegruese.

Duke theksuar startin e përbashkët drejt BE e NATOS, ku maqedonia ka mbetur  hapa prapa, talat xhaferri thekson pritshmëritë pozivitive që dy vendet të kenë dritë jeshile për çeljen e negociatave në prill nga Brukseli.

Xhaferri: Në prill të 2018 pritet që të dy vendet të kenë raport progresi pozitiv dhe të çelen negociatat ndaj është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë, pasi BE preferon që këto vende të zgjidhin çështjet bilaterale që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut, lirinë e qarkullimit të mallrave. 

Bashkëpunimi është çelësi i suksesit për kryeparlamentarin shqiptar të Maqedonisë, i cili thekson si bazë të fortë firmosjen e marrëveshjeve nga dy qeveritë në mbledhjen e përbashkët në Pogradec.

Përvec se tregues i lidhjes se shqiptarëve dhe maqedonasve, Pusteci u bë edhe shembull i manipulimit në zgjedhjet maqedonase, çka e mban ende në burg në Maqedoni, kryetarin Edmond Themelkon. Por për Xhaferrin, kjo përbën vetem një pikë në detin veprimeve të jashtëligjshme në Maqedoni.

Xhaferri: Pusteci është një pikë në det i të gjithë atyre veprimeve të jashtëligjshme në proceset zgjedhore paraprake në Maqedoni dhe në asnjë mënyrë nuk duhet vënë theksi kryesor në Pustec.

Kryeparlamentari i Maqedinisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri ku zhvilloi takime me krerët me të lartë të shtetit.

 

EMISIONET