Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po zhvillon një vizitë në Gjermani, ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann, takim të cilin Xhafaj e konsideron konstruktiv.

Xhafaj:  Një pritje shumë e përzemërt dhe miqësore në Mynih nga Ministri i Brendshëm i Landit të Bavarisë z.Joachim Herrmann. Një takim pune shumë konstruktiv me të, ekipin e Ministrisë dhe Policisë bavareze për çështjet e rendit dhe sigurisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal.

Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar, @ForcaELigji, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici.

Faleminderit miqve tanë bavarezë për mbështetjen në rrugën tonë europiane! Mirëpres vizitën e ministrit Joachim Herrmann në Tiranë!

/Ora News.tv/