Xhafaj për Prokurorinë: Disa çështje janë zvarritur dhe keqpërdorur

Xhafaj për Prokurorinë: Disa çështje janë zvarritur

Publikimi në media i përgjimeve që Prokuroria ka bërë, ka sjellë pakënaqësi te deputetët e mazhorancës. Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kritikuar kryeprokuroren Arta Marku për procedurat që ka ndjekur në dosjet që kanë ndjeshmëri të lartë në publik.

Deklarata vjen në kohën kur në mediat shqiptare dhe ato të huaja janë publikuar përgjime, ku rezulton se kryetari i Bashkisë së Durrësit me Astrit Avdylaj, por dhe funksionarë të tjerë socialistë.

Xhafaj: Hetimet proaktive janë pika e dobët e Prokurorisë. Duhet ta themi, nuk kemi asnjë arsye pse mos ta themi. Ka disa çështje senistive që janë zvarritur dhe keqpërdorur në vite dhe vazhdojnë të keqpërdoren për shkak të apaftësisë së prokurorëve të veçantë dhe institucionit në terësi.

Për një pjesë të deputetëve në Komisionin e Ligjeve, shqetësim mbeten jo bisedat, por nxjerrja e sekretit hetimor.

Fino: Të dënohen ata prokurorë që japin të dhënat e një çështje që nuk është trajtuar ende në procesin gjyqësor, bëhen publike për publikun ndërkohë që nuk është e domosdoshme të bëhet një gjë e tillë.

Braho: Të garantojë përgjegjësinë e çdo punonjësi të prokurorisë për ruajtjen e sekretit hetimor.

Madje për këtë deputetët shtuan një pikë në rezolutën për punën e Prokurorisë, ku relatorja Vasilika Hysi nënvizoi se nxjerrja e sekretit hetimor është i parashikuar si shkelje në kodin e procedurës penale.

Hysi: Për të parashikuar se çfarë përgjegjësie kanë prokurorët e thotë kodi i procedurës penale. Kur del sekreti hetimor ka ndjekje penale.




EMISIONET