Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mori pjesë në konferencën e përbashkët të Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor me BE-në, e organizuar nga Austria, e cila ka presidencën e radhës së BE-së.

Në fjalën e mbajtur në konferencë Ministri Xhafaj, ndër të tjera nënvizoi se sfidë për BE mbetet terrorizmi, emigracion i jashtëligjshëm dhe kriminaliteti. Ministri tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes agjencive ligj zbatuese për t’u përballur dhe luftuar këto fenomene.

“Ministria e Brendshme shqiptare ka propozuar ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor, me pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi mes nesh ka nevojë për përmirësim dhe përditësim të vazhdueshëm, ndaj nisma për një qendër të tillë ka marrë dhe mbështetjen 

Xhafaj, ndër të tjera theksoi se “Konferenca është rasti i përsosur për të firmosur marrëveshjen mbi shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, atyre daktiloskopike, të dhënave të regjistrimit të automjeteve, si dhe marrëveshjen zbatuese që e ndjek. Një impenjim i tillë nga ana e vendeve tona përkatëse shpreh vullnetin tonë të përbashkët për të bashkëpunuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë penale”.

Ai më tej falënderoi qeverinë austriake dhe atë gjermane për asistencën teknike e sidomos asistencën logjistike dhe ekspertizën e dhënë nga Policia Federale gjermane për Policinë e Shtetit. Z.Xhafaj tha gjithashtu se ka pasur premtime edhe nga vende të tjera por që pritet të realizohen.

Ministri i Brendshëm ftoi pjesëmarrësit në Konferencë për takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Tiranë në datat 4 dhe 5 tetor 2018.

/Ora News.tv/