Xhafaj: Ja ku kam gabuar, shfuqizova një akt që e kam firmosur vetë

Xhafaj: Ja ku kam gabuar, shfuqizova një akt që e kam firmosur

Ministri i Brendshëm, Famtir Xhafaj ka treguar në Komisionin e Sigurisë se ka bërë një gabim në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm, në qeverinë Rama I. Gabimi i tij ka të bëjë me shoqëritë e sigurimit fizik, dhe ky është një nga aktet që ai ka anular edhe pse mbante firmën e tij. 

Xhafaj: Lidhur me tenderin e uniformave edhe unë jam i shqetësuar, që ai tender dështoi. Për këtë arsye i kam kërkuar  auditit të ministrisë që ta investigojë dhe ndërkohë nuk e kam anuluar unë atë tender, sepse nuk është në kompetencën time, por e ka vendosur KPP, kurse unë kam shfuqizuar një akt që kishte të bëntë lidhur me këto shoqëritë e sigurimit fizik, të cilin e kisha firmosur vetë, ditën e fundit që jam larguar si minstër. Gjatë kohës që u largova, kupova që kisha bërë një gabim për të, reflektova dhe ndër aktet e para kam shfuqizuar një akt që kam formosur vetë në shenjë reflektimi personal për një gjë që nuk kisha pasur mundësinë ta shihja plotësisht që të ishte në përputhje me ligjet dhe standardet me të mira. Kam ngritur një grup pune që këtë akt ta ripunoj, ta konsultoj dhe ta sjell në standardet më të mira. Qëllon që edhe ne të gabojmë, është shumë e rëndësishme të refletojmë. 

/Oranews.tv/

EMISIONET