Xhafaj inkurajohet nga SHBA: Shpifjet nuk e ndalin projektin kundër krimit dhe korrupsionit

Xhafaj inkurajohet nga SHBA: Shpifjet nuk e ndalin projektin kundër krimit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar vizitën zyrtare në SHBA ku zhvilloi takime në Kongresin Amerikan, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë në FBI dhe në agjencinë e antidrogës DEA.

Ai ka paralajëmruar se mbështetja e partnerëve amerikanë është garanci për suksesin e byrosë kombëtare të hetimit dhe prokurorisë speciale SPAK që pritet të krijohet për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në twitter Xhafaj thekson se bashkë me ekipin e policisë së shtetit përfundoi vizitën zyrtare në SHBA pas 3 ditësh me një axhendë e ngjeshur takimesh ku ka pasur bisedime pune rezultative.

Xhafaj thekson se është i inkurajuar nga vlerësimet tejet pozitive për çfarë ministria e brenshme është duke bërë, por edhe për bashkëpunimin e ofruar dhe besimin e dhënë për të vazhduar në këtë rrugë.

"Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme! Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!", shkruan më tej Xhafaj.

Më tej ai shkruan se sot akoma më shumë, është i motivuar për të ecur në rrugën e nisur.

Ministri i Brendshëm iu adresua edhe akuzave të opozitës ndaj policisë së shtetit kur shkruans e shpifjet dhe balta që hidhet, tani nuk mundet ta ndalin projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt", thekson xhafaj në postimin e tij në twitter.

EMISIONET