Xavi Hernandes ka zbuluar se Barcelona ka provuar dhe ka dështuar të nënshkruajë me mesfushorin italian Marco Verratti.

Spanjolli, i cili tani luan për ekipin e Katarit, Al-Sadd SC, kaloi 17 sezone në Camp Nou duke fituar tetë tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe ende ka lidhje të ngushta me klubin.

Xavi u përgjigj kur u pyet për 25-vjeçarin e talentuar italian nga media franceze RMC Sport.

 “Do të doja ta shihja atë në Barça. Ata u përpoqën ta nënshkruajnë atë verën e kaluar, por PSG bëri mirë ta mbajnë atë. Ai është një lojtar që e dua, teknikisht ai ka gjithçka”.-deklaroi 38 vjeçari.

/Ora News.tv/