Pas testit të dytë miqësor ndaj Antalyaspor i cili u mbyll në barazim 1-1, skuadra e Partizanit ka vijuar përgatitjet.

Sot ekipi i kuq ka zhvilluar një seancë stërvitore paradite. Gjendja e grupit shfaqet optimale me përjashtim të Hebajt dhe Dukës të cilët vijojnë stërvitjet të diferencuar. Të dielën ekipi do ti rikthehet përgatitjeve me dy seanca në ditë.

Ndërkohë të hënën e 14 janarit në orën 15:00 me atë shqiptare, skuadra do të zhvilloj edhe testin e tretë miqësor ndaj kroatëve të Dinamo Zagreb.


/Ora News.tv/