Aktori i njohur është befasuar kur zbuloi se "kishte vdekur", por e mori me humor.

Henry Cavill i cili luan rolin kryesor në filmin Batman v. Superman: Dawn of Justice, zbuloi se vdiq më 3 mars 2018, në moshën 34 vjeçare.

Të paktën kjo është ajo që ishte shkruar në faqen e tij të Wikipedia.

Të gjithë këtë situatë qesharake ai përmblodhi e këtë status në Twitter:

"Kur dëgjon se ke vdekur dy ditë më parë".

Henry është i fundit në listën e gjatë të të famshmëve, zhdukja e të cilëve është shpallur gabimisht në internet.

Dy javë më parë, Sylvester Stallone dhe Mark Hamill duhej t'u dëshmonin fansave të tyre se ishin ende gjallë.


/Ora News.tv/