West Brom "shtang" United, City fut në sirtarë trofeun e Premier League

West Brom "shtang" United, City fut në sirtarë trofeun e

Kur kanë mbetur dhe pesë javë nga fundi Manchester City ka marrë një dhuratë të madhe nga West Bromvich Albion që kanë fituar minimalisht përballë Manchester United, duke i dhënë matematikisht titullin citizens.

"Djajtë e Kuq" ishin skuadra që mbajtën topin më shumë, por nuk u treguan edhe aq të rrezikshëm para portës kundërshtare, duke zhvilluar më shumë një lojë në mesfushë.

Shansin e parë në ndeshje e kishte Jake Livermore në minutën e 12-të, por David de Gea bëri një pritje të mirë.

West Brom e shënoi golin e fitores 17 minuta para fundit gjatë një goditje nga këndi. Nemanja Matic nuk arriti të largojë topin nga zona, por e çoi atë te Jay Rodriguez, i cili mposhti De Gea nga një distancë e afërt.

Kur mbeten edhe pesë ndeshje nga fundi, Manchester United ka një pikë më shumë se Liverpool, në garën për vendin e dytë, ndërsa West Brom mbetet në vendin e fundit, nëntë pikë larg “mbijetesës”.

Skuadra e Pep Guardiola ka 16 pikë më shumë se “djajtë”, kur të dy ekipet kanë edhe pesë ndeshje për të luajtur dhe në këtë mënyrë ata fitojnë titullin e pestë në historinë e tyre.



EMISIONET