Wenger do largohet nga Arsenal në fund të sezonit

Wenger do largohet nga Arsenal në fund të sezonit

Arsene Wenger do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, duke i dhënë fund një regjimi afro 22-vjeçar si menaxher.

Francezi do të largohet 1 vit përpara se kontrata e tij të përfundojë.

Lajmi është konfirmuar nga Arsenal në një njoftim të papritur mëngjesin e së premtes.

Wenger i kishte komunikuar skuadrës vendimit e tij gjatë trajnimit para ndeshjes së tyre kundër West Hamit të dielën.

'The Gunners' janë në vendin e 6-të në Lige, duke humbur pozicionin nga top 4 për sezonin e dytë rradhazi, me shpresën për të arritur në Ligën e Kampionëve duke u mbështetur në fitoren e Ligës së Evropës.

68-vjeçari fitoi tre tituj Premier League dhe shtatë FA Cup, duke përfshirë Double në 1998 dhe 2002.

"Jam mirënjohës që kam pasur privilegjin që t'i shërbej klubit për shumë vite të paharrueshme,"-tha Wenger.

"Unë e menaxhova klubin me përkushtim dhe integritet të plotë. Dua të falënderoj stafin, lojtarët, drejtorët dhe tifozët që e bëjnë këtë klub kaq të veçantë. I bëj thirrje tifozëve tanë të qëndrojnë prapa ekipit për të përfunduar në një nivel të lartë. Të gjithë ata që e duan Arsenalin, të kujdesen për vlerat e klubit."

Arsenali ka deklauar se një pasardhës do të emërohet sa më shpejt të jetë e mundur.

EMISIONET