Watford i tregon muskujt dhe Tottenham-it, United rikthehet te fitorja

Watford i tregon muskujt dhe Tottenham-it, United rikthehet te fitorja

Watford është padiskutim supriza e sezonit 2018-2019 në Premier League. Skuadra e Javier Gracia ka marrë fitoren e katërt në po aq javë, duke mbajtur hapin e kryesueve, Liverpool dhe Chelsea. Pasditen e sotme, pre e Watford ishin të besuarit e Maurizio Pochetino, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Me pjesën e parë që nuk dhuroi asnjë gol, fraksioni i dytë ishte mjaft i bukur duke dhuruar 3 të tillë. Presioni i Tottenham në portën e Foster ishte i madh çka detyroi mesfushorin  Doucoure ta depozitonte sferën në rrjetën e tij. Megjithatë golat e Deeney dhe Cathcart përmbysën gjithçka në favor të Watford që e shikon veten me pikë të barabarta me kryesuesit e kampionatit.

Fitore arriti dhe Manchester United që mposhti pastër 2-0 Burnley. Golat e takimit u shënuan nga sulmuesi belg, Romelu Lukaku. Ndërkohë rast të mirë shënimi kishte dhe Paul Pogba. Rashford fitoi një penallti, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër francezi, por goditjen e tij e ndali Joe Hart duke lënë në lojë skuadrën e Burnley.

Me këtë fitore United ngjitet në vendin e 10-të me 6 pikë, ndërkohë që Burnley mban vendin e parafundit me 1 pikë të grumbulluar.

EMISIONET