Gjesti fisnik i shqiptarit në Washington, ofron kafes falas për emigrantët afrikanë

Gjesti fisnik i shqiptarit në Washington, ofron kafes falas për

Një shqiptar pronar i një bar kafe në Washington, ofron kafe falas për të gjithë haitianët, salvardorianët dhe afrikanët pas deklaratës së Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të pranojnë emigrantë nga “vende të ndyra (halesh)”.

Gjithashtu Gjergj Dollani,  40 vjeçari shqiptar mirëpret me një filxhan kafeje falas edhe për norvegjezët për të cilët presidenti ka shprehur dashamirësi.

Historia është publikuar dhe nga  “Washington Post”

"Unë besoj në Amerikë.  Emigrantët vijnë këtu për të shtuar diversitetin dhe për ta bërë Amerikën atë që është –thotë Gjergj Dollani. 40-vjeçari është pronar i lokalit “Cafe Chocolat”, i cili është hapur 4 muaj më parë në Washington.

Dollani mbërriti në Amerikë në 11994 me lotarinë amerikanë. Më pas mori një diplomë nga Universiteti i Illinois për tu bërë çokolatier. Jetoi 1 vit në Francë të merrte zanatin dhe tani Amerika është shpëtia e tij.

“Prindërit e mi deshën një jetë më të mirë dhe morën rrezikun. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë kohë këtu se  në Shqipëri” – thotë Dollani.


EMISIONET