Wanda Nara “thumbon” Cassanon : Mik i Spalletit, Icardi qëndron

Wanda Nara “thumbon” Cassanon : Mik i Spalletit, Icardi qëndron

Wanda Nara ishte e ftuar në emisionin Tiki Taka, ku tema kryesore ishte Mauro Icardi.

Gjatë emisionit bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit u shpreh lidhur me aktivizimin e Icardit në fundjavë ndaj Juventusit.

“Nuk e dija që Mauro do të luante të shtunën. Spalleti nuk ma tha sepse nuk jam shoqja e tij sic është Cassano. Përsa i përket paraqitjes, Icardi luajti një ndeshje shumë të mirë. Spalleti tha se do rrinte 100 vjet? Atëherë Icardi do të qëndrojë 150 vjet. Ne kemi 1 kontratë me klubin dhe do ta respektojmë”.

E menjëhershme ka qenë replika e Antonio Cassanos. 36 vjeçari ishte gjithashtu prezent në emision, ku dha mendimin e tij mbi të ardhmen e Interit.

“Spaletti duhet të qëndrojë, ndërsa Icardi dhe Perisic duhet të shporren në fund të sezonit”, tha ish sulmuesi.

EMISIONET