Wanda Nara: Sampaoli duhet të shkarkohet, ja kush është numri 9-të më i mirë tek Argjentina

Wanda Nara: Sampaoli duhet të shkarkohet, ja kush është numri

Paraqitja zhgënjyese e Argjentinës në Kupën e Botës ka bërë që në drejtim të trajnerit të "Albicelestëve" të vërshojnë akuza nga më të ndryshmet. E fundit është nga menaxherja dhe njëkohësisht bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardit, Wanda Nara.  

Në një intervistë për revistën italiane "Gente" Nara tha se Argjentina duhet ta shkarkoj Sampaoli dhe të sillte një trajner që nuk do të ndikohet nga persona të jashtëm.

"Nuk ishte një surprizë për Mauro se ai nuk ishte thirrur nga Sampaoli, sepse ai e dinte se kishte lojtarë të tjerë që meritonin t'i thoshin lamtumirë kombëtares duke luajtur një Kupë të fundit të Botës. Argjentina luajti keq. Në mënyrë që gjërat të ndryshojnë, ne kemi nevojë për një trajner me karakter të cilët nuk do të lejohen të ndikohen kur merren vendimet e tij.

"Ne të gjithë duam të shohim Argjentinën të jetë kampion bote. I thashë Sampaolit se Mauro është numri 9 më i mirë i futbollit argjentinas, por ai është gjithashtu dikush që mund të ndryshojë skuadrën në një mënyrë pozitive. Ai është një udhëheqës, një kapiten dhe ka një personalitet pozitiv ".-përfundoi Nara.

Një akuzë e drejtpërdrejtë ajo e Nara, që akuzon Sampaolin se ndikohet nga ylli i skuadrës Lionel Messi gjatë seleksionimit të ekipit përfaqësues. Mauro Icardi ishte mungesa e rëndësishme e Argjentinës në turneun e Rusisë, që u mbyll vetëm pak ditë më parë, pavarësisht se u shpall golashënuesi më i mirë i Seria A.

EMISIONET