Ndeshja mes Tyson Fury dhe Otto Wallin është vendosur për datën 14 shtator.  Britaniku do të përballet me kampionin e peshave të rënda, Deontay Wilder në 2020 nëqoftëse fiton këtë ndeshje. 

Por Ëallin shprehet se Fury nuk duhet ta nënvlerësojë atë.

“Unë e di që nuk jam favorit në këtë duel, por jam gati për këtë mundësi që më është dhënë. Çdokush mund të mundet sidomos në divizionin e peshave të rënda. Mua më pëlqen fakti se unë kam gjithçka për të fituar ndërsa Fury mund t’i humbë të gjitha”- u shpreh Wallin

Wallin është një boksier me rekorde të ,mira i cili ka 20 fitore, 13 nga të cilat i ka me knockout. Në renditjen nga WBA është i 4-ti por duhet theksuar se nuk është ndeshur kurrë me një kundërshtar të kalibrit të Tyson Fury-t.

“Otto Wallin është një boksier i rankut botëror dhe është i gjatë, një stërvitje e mirë përpara ndeshjes me Wilder” – deklaron Fury

Gjithashtu dhe Wilder do të ndeshet me Luis Ortiz në prag të duelit me Fury-n

/Ora News.tv/